Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loret Sadiku kthehet në Suedi

Futbollisti kosovar, Loret Sadiku do të kthehet në futbollin suedez. Ai është fare pranë transferimit te Hammarby, skuadër ku luan Astrit Selmani, reprezentuesi i Kosovës.

Sipas “Sportbladet” kanë mbetur pak detaje deri te finalizimi i marrëveshjes. 30-vjeçari do të prezantohet nga Hammarby në ditët e ardhshme.

Sadiku gjatë karrierës ka luajtur në pozita të ndryshme të mesit të fushës. Por vlerësohet më së shumti për paraqitjen në pozitën e mesfushorit defanziv. Këtë pozitë do ta mbulojë te Hammarby.

Sadiku ishte zhvilluar te Varnamo e Helsngborgu. Prej vitit 2014 luan në Turqi. Fillimisht ishte te Mersini, ndërsa prej vitit 2016 është te Kasimpasha. Ai ka luajtur për Suedinë U21, ndërsa në vitet 2014 e 2015 u paraqit për Kosovën. Madje ishte prej lojtarëve më të mirë. Por pati telashe me dokumentacion dhe nuk mundi të luaj për Kosovën pas pranimit në FIFA.