Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kurtulush, Sadiku dhe Selmani pësojnë disfatë në Suedi

Edvn Kurtulush dhe Loret Sadiku kanë luajtur gjatë gjithë takimit te Hammarby që humbi në udhëtim nga Varnamo me rezultatin 1:0.

Në minutën e 82-të në fushë te Hammarby u inkuadrua edhe sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së dhjetë të “Allsvenskan” të Suedisë. Hammarby me këtë disfatë bie në vendin e tretë me 20 pikë.