Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lopetegui: Për Realin sfidë emocionuese pa Ronaldon

Julen Lopetegui ka deklaruar se është një sfidë emocionuese për Real Madridin pa e pasur në dispozicion Cristiano Ronaldon.

Portugezi u bashkua këtë afat kalimtar me Juventusin për një shifër mbi 100 milionë euro, transmeton Koha.net. Me 33 vjeçarin që kishte barrën e Reali për disa vite, që e udhëhoqi me sukses drejt katër triumfeve në Ligën e Kampionëve, dhe dy tituj të ligës.

“Rizbulimi i Real Madridit pa Cristiano Ronaldon është një sfidë emocionuese. Duhet ta bëjmë ekipin konkurrues dhe të luftojmë për të gjitha synimet. S’kam asnjë dyshim se me lojtarët që kemi, do ia dalim”, është shprehur trajneri i Realit, i cili vlerësoi lartë trashëgiminë që Ronaldo la te Reali.