Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali befasohet me vendimin e Ronaldos për transferim te Juve

Real Madridi është befasuar me vendimin e Cristiano Ronaldos që të lë kampionin evropian për t’iu bashkuar Juventusit.

Goal.com raporton se 33-vjeçari është afër kalimit në klubin italian pasi ka arritur marrëveshje për kontratën katërvjeçare në vlerë prej 30 milionë eurove për një sezon.

Juventusi duhet të bisedojë me Madridin për çmimin e tij që llogaritet se mund të arrijë deri në 120 milionë euro.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë më parë kishte pranuar se si fëmijë e admiroi Juventusin dhe ndjeu respekt nga fansat italianë kur realizoi golin me gërshërë ndaj tyre në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo e sheh Juventusin si ekip ideal për të përforcuar reputacionin e tij derisa synon të dominojë në një ligë tjetër evropiane.

Artikuj të ngjashëm