Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi nuk e dëshiron rikthimin e Ronaldos

Real Madridi nuk po e mendon rikthimin e Cristiano Ronaldos në skuadër.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit spanjoll nuk janë të interesuar për shërbimet e portugezit.

Ronaldo është përfolur se mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit pas eliminimit nga Champions League.

Ylli portugez u transferua te Juventusi, pikërisht nga Real Madridi në vitin 2018 për 117 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm