Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane nuk përjashton kthimin e Ronaldos te Reali

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit të Cristiano Ronaldos te klubi spanjoll pas përfundimit të këtij edicioni. Ditët e fundit, mediumet italiane kanë raportuar për largimin eventual të Ronaldos nga Juventusi pas eliminimit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve nga Porto. Madje, është shkruar se ekipi italian i ka caktuar çmimin e lirimit të yllit portugez që kap vlerën prej 60 milionë eurove. Ronaldo ka kontratë deri vitin e ardhshëm me Juventusin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Real Madridi.

“Po, ndoshta mund të kthehet. Ne e njohim Ronaldon dhe ai ka bërë gjithçka për Real Madridin”, ka thënë Zidane.

“Por, tani për tani, ai është lojtar i Juventusit dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Të shohim se çka do të sjellë e ardhmja. Kam qenë me fat ta stërviti dhe mund të them se është futbollist i jashtëzakonshëm. Aktualisht, ai po e ndihmon Juventusin”. Ronaldo 36-vjeçar këtë sezon ka shënuar 30 gola në 33 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm