Anthony Lopes po qëndron lart në një epokë të dizajnuar për portierët shumë më të gjatë sesa ai. Me një gjatësi prej 184 centimetrave, portieri i Lyonit është më i vogli prej të gjithë portierëve që u paraqitën në ndeshjet e para të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Në të vërtetë, ai e ka gjetur veten të mbërthyer në një epokë ku klubet e mëdha të Evropës i dëshirojnë më shumë portierët, të cilët janë më imponues, shkruan AP, përcjell Koha Ditore.
Nëntë prej 16 portierëve që luajtën në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, të paktën ishin 190 centimetra të gjatë. Ndërsa, më i gjati i kësaj faze mbetet portieri i Real Madridit, belgu Thibaut Courtois me 199 centimetra.
Portieri më i gjatë mund të arrijë topa më të lartë në zonën e tij dhe ofron siguri, ndoshta edhe më të madhe sesa mbrojtësit që gjenden para tij. Ajo që i mungon Lopesit është gjatësia, por ai këtë po e kompenson me stil agresiv që është i projektuar për të frikësuar kundërshtarët, në këtë rast sulmuesit...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)