Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Holanda është futbollisti më i gjatë i Botërorit

Holanda e ka në skuadër futbollistin më të gjatë të Kupës së Botës që do të nisë të dielën në Katar.

Portieri Andries Noppert, 28-vjeçar, është i gjatë 203 cm, ndërsa luan me Heerenveenin në elitën e futbollit holandez.

Ai e kalon portierin e Serbisë, Vanja Milinkoviq-Saviq, i gjatë 202 centimetra dhe portierin e Belgjikës, Thibaut Courtois, që është i gjatë 2 metra.

Ndërkohë, pa llogaritur portierët, më i gjati në fushën e lojës në Botëror është mbrojtësi i Australisë, Harry Souttar i Stoke Cityt, me gjatësi 198 centimetra.