Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lomachenko po lufton për më tepër njohje nga bota e boksit

Vasyl Lomachenko mund të jetë boksieri më i talentuar i gjeneratës së vet.

Si amator, ai fitoi dy medalje të arta olimpike dhe humbi vetëm një nga 397 luftërat e tij, shkruan Koha Ditore.

Në rangun profesionist, ai ka fituar titull të botës në vetëm meçin e tretë dhe është bërë kampion bote në dy kategori në vetëm meçin e shtatë, ndërsa ka detyruar katër kundërshtarët e fundit që të dorëzohen. Boksierët zakonisht nuk dorëzohen, por ata e bëjnë këtë kur Lomachenko është përballë tyre.

Ukrainasi duhet të kishte famë të madhe botërore deri më tash, por njohja botërore nuk ka shkuar aq mirë për të... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)