Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lomachenko dominon përballjen e madhe të kampionëve olimpikë

Historia i takon Vasyl Lomachenkos, që bëri një vepër maestrale kundër Guillermo Rigondeaux, në duelin e parë në boksin profesionist mes fituesve të dyfishtë të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike.

Lomachenko bëri atë që di të bëjë zakonisht, duke e dominuar meçin, derisa Rigondeaux qëndroi ulur në stop pas raundit të gjashtë duke aloduar në lëndim të dorës së majtë, duke i dhënë fund kështu një përballjeje të njëanshme të shtunën mbrëma në “Madison Square Garden” të New Yorkut.

Lomachenko ka detyruar katër kundërshtarët e tij të fundit të dorëzohen: Rigondeauxin, Miguel Marriagan, Jason Sosan dhe Nicholas Waltersin, shkruan “ESPN”, transmeton “Koha Ditore”. Në fakt Lomachenko tha para meçit se nëse detyron edhe Rigondeauxin të dorëzohet atëherë do të marrë nofkën “No Mas'Chenko” (nga spanishtja: Jo më Chenko).

“Dëgjoni, e vetmja gjë që mund t'u them është se po shihni diçka të veçantë”, ka thënë kryetari i kompanisë së famshme promovuese Top Rank, Bob Arum për Lomachenkon. “Ky djalosh është i pabesueshëm. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Kurrë nuk kam pasur. Ai përballet me këta boksierë, i frustron ata dhe duket sikur do t'i nokautojë, por para se të ndodhë, ata tërhiqen pasi e dinë se nuk mund të kundërpërgjigjen. Është diçka shumë unike. Rigondeaux nuk arriti të godasë fare Lomachenkon”.

Rigondeaux u ankua për lëndim të dorës

Edhe Lomachenko shënon kapitull tjetër historie në boks profesionist Sport Lomachenko shënon kapitull tjetër historie në boks profesionist

Lomachenko, 29-vjeçar ka mbrojtur titullin e tij të botës në kategorinë super-pendël në versionin WBO për herë të katërt, dhe ka fituar me lehtësi duelin e shumëpritur ndaj kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë super-bantam, kubanit Rigondeaux. Ukrainasi tash ka bilanc 10 fitore (8 KO) e një humbje në ringun profesionist... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.