Hendbollistja Mirjeta Bytyqi ka vazhduar kontratën me skuadrën e madhe sllovene, Mlinotest Ajdovshçina, ka njoftuar FHK-ja të dielën.
Bytyqi do të luajë te Ajdovshçina të paktën deri në fund të edicionit 2022/23. Bytyqi (23) është pjesë e skuadrës së vendit të dytë të kampionatit slloven që nga viti 2016. Vlerësohet prej lojtareve më të dalluara. Mlinotest Ajdovshçina është në garë për trofe. Mirjeta Bytyqi në të kaluarën ka luajtur për Slloveninë, ndërsa tani është pjesë e Kosovës. Ajo kishte debutuar në një turne të mbajtur në Antalia në fund të vitit 2019. Prej atëherë Kosova nuk ka luajtur më. Majtakja është në pritje që të fitoj të drejtën të luaj për Kosovën në ndeshje zyrtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Me Mirjeta Bytyqin, Kosova fiton një top-hendbolliste të zhvilluar në Slloveni
-
Mirjeta Bytyqi është krenare për Kosovën, ndonëse po i lejohen vetëm stërvitjet
-
Motra e madhe trasoi rrugën, e vogla luajti e para ndeshje zyrtare
-
Kosovën e pret ndeshje sfiduese në Finlandë
-
Shabani publikon listën e hendbollisteve