Britt Assombalonga kujton kohën para se të bëhej futbollist me vlerë 16 milionë eurosh dhe ajo kohë ishte kur mendonte se Northern Line ishte më së shumti që mund të arrinte në jetë.
Pasi hipte në tren për të shkuar në Edgware, në Londrën veriore, ai hante mëngjes, zakonisht njëlloj piteje me djathë e qepë, e pastaj fillonte ndërrimin e punës në stacionin hekurudhor WH Smith, ku fitonte 6 euro në orë. Kjo kohë është e kaluar, sado që është e freskët.
Sot 24-vjeçari është futbollisti më i shtrenjtë i Middlesbroughit. Shuma e paguar për të është më e larta për një futbollist të Championshipit (kategoria e dytë në futbollin anglez).
"Assomba-wonga" mbushi ballinat e gazetave javën e kaluar.
Britti kujton udhëtimin e tij prej Kongos deri në Londër e pastaj nëpërmjet agjentëve deri në futbollin ndërkombëtar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.