Real Madrid ka siguruar shërbimet e sulmuesit Luka Joviq, duke arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin.
“AS” raporton se “Los Blancos” do t’i paguajnë skuadrës gjermane deri në 60 milionë euro, për sulmuesin 21 vjeçar.
Blerja e Joviqit nga Real Madrid, është një tjetër goditje për Barcelonën, që po ashtu ishte e interesuar për reprezentuesin serb.
Barcelona ka muaj që ka shfaqur interesim për Joviqin, i cili konsiderohej si zëvendësues i Luis Suarezit.
Transferimi i Joviqit, nuk është gara e vetme që Real Madrid e ka fituar ndaj Barcelonës në vitet e fundit.
Edhe
Real Madridi zyrtarizon sulmuesin serb
“AS” ka sjellë një listë me emra të lojtarëve që janë kërkuar nga këto dy skuadra, dhe në fund kanë zgjedhur transferimin në “Santiago Bernabeu”.
Marco Asensio, Dani Ceballos, Theo Hernandez, Vinicius Junior, Rodrygo, Brahim Diaz, Eder Militao dhe së fundi Luka Joviq, janë lojtarët që Real Madrid ia ka “vjedhur” nga duart Barcelonës./ksp