Real Madridi ka konfirmuar të enjten se sulmuesi Luka Joviq i është ribashkuar ish-ekipit të tij, Eintracht Frankfurtit në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Joviq 22-vjeçar iu bashkua Realit në verën e vitit 2019 nga Frankfurti për 60 milionë euro, por nuk arriti të dëshmohet tek ekipi spanjoll.
Në edicionin e parë te Reali, Joviq ishte startues vetëm në katër ndeshje kurse këtë sezon ishte dy herë titulluar dhe në total ka luajtur 149 minuta lojë në La Liga.
“Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti kanë arritur marrëveshje për huazimin e Luka Joviqit deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Realit.
Joviq ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm