Sulmuesi Luka Joviq do të transferohet te skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni, ka shkruar revista gjermane "Bild" të premten.
Bëhet e ditur se Joviq tashmë ka arritur marrëveshje me Realin, ekip me të cilin do të firmos kontratë gjashtëvjeçare në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Për transferimin e sulmuesit 21-vjeçar, Reali do të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim. Joviq ka kontratë me Benfican kurse prej vitit 2017 është i huazuar te Eintarcht Frankfurti.
Ai këtë edicion po shkëlqen te ekipi gjerman, pasi ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 37 paraqitje në të gjitha garat.