Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi rinovon me Realin

Mesfushori Luka Modriq ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës, ka njoftuar e përditshmja spanjolle “AS” të premten.

Bëhet e ditur se Modriq është pajtuar ta vazhdoj kontratën deri në verën e vitit të ardhshëm dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Mesfushori kroat vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Reali dhe për këtë arsye do të mbetet pjesë e klubit madrilen të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

35-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 40 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar katër gola dhe asistuar gjashtë herë. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2012 dhe kontrata aktuale i skadon në fund të sezonit aktual.