Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët në Premier League shmangin dënimet nga FIFA

Disa lojtarë të Premier Leagues e kanë marrë dritën e gjelbër për të luajtur me klubet e tyre këtë vikend pasi janë tërhequr kërkesat për pezullimin e tyre për mospjesëmarrje në nivel përfaqësuesesh.

Brazili, Kili, Meksika dhe Paraguai e tërhoqën ankesën në FIFA, pasi ajo thoshte që lojtarët që nuk u lëshuan nga klubet angleze për kualifikimet e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, do të suspendoheshin për pesë ditë.

Në rast të mostërheqjes së kësaj ankese, 12 lojtarë nuk do të luanin në këtë vikend në Premier League.

Lojtarët që do të udhëtonin me shtetet e tyre e që janë në listë të kuqe nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit, do t’i humbnin disa ndeshje. Kjo për shkakun se pas rikthimit në Mbretërinë e Bashkuar, do të duhej të izoloheshin për 10 ditë.