Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e mëdhenj të dikurshëm, po synojnë madhështinë edhe si trajnerë

Yjet e së kaluarës janë duke luftuar tash nga bankina në Eurobasket 2017, ku katër ish-reprezentues janë në rolin e seleksionuesve në përfaqësueset e Grupit D.

Ata si lojtarë më herët kishin impresionuar në fushat e basketbollit. Tash po synojnë të pushtojnë skenën e madhe edhe si trajnerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumë mund të mbajnë në mend Sergey Bazarevichin duke udhëhequr Rusinë drejt medaljes së argjendtë në Eurobasket 1993; Aleksandar Gjorgjeviqin duke shënuar 41 pikë në finale për të udhëhequr Serbinë drejt të artës në Eurobasket 1995; Ainar Bakatskisin duke treguar shkathtësitë e tij në gjuajtjet nga distanca për Letoninë; apo Ufuk Sarican duke luajtur rol kyç për Turqinë.

Lista e lojtarëve me përvojë në Eurobasket e që tash janë në postin e trajnerëve të përfaqësueseve, përfshirë edhe seleksionuesin e Lituanisë, Dainius Adomaitis dhe Yevhen Murzinin e Ukrainës. Mirëpo, Grupi D që po luhet në Stamboll veçohet për nga përqendrimi i ish-basketbollistëve të mëdhenj që tash janë në stole të përfaqësueseve.

“Është ende një pjesë e madhe e jetës sime për të cilën jam krenar dhe e cila më mungon shumë. Por ka kaluar shumë kohë që kur kam mbaruar karrierën si basketbollit, tash kam një qasje tjetër. Kur kam përfunduar karrierën si lojtar, kam ndal së menduari si lojtar”, ka thënë Gjorgjeviq.

Një kampion i trefishtë i Evropës si lojtar, 50-vjeçari ka kujtime të bukura nga ditët e tij si basketbollist, por është munduar të mos qëndrojë shumë në të kaluarën, duke u futur në një sfidë të re me përfaqësuesen e Serbisë.

“Janë dy profesione krejt ndryshe, lojtarët argëtohen dhe trajnerët shohin lojtarët duke u argëtuar. Ne mundohemi të përgatisim ata që të argëtohen dhe të argëtohemi edhe ne gjatë kësaj rruge, por kemi shumë më tepër përgjegjësi ndaj të gjithëve në skuadër, jo vetëm ndaj lojtarëve”, ka thënë Gjorgjeviq, që po ndjek medaljen e parë kontinentale si trajner... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.