Klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, Erzgebirge Aue, ka njoftuar se ka urdhëruar lojtarët dhe stafin që të vetizolohen në shtëpi deri të enjten, pasi një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Të enjten do të testohen sërish lojtarët dhe stafi. Mediumet në Shqipëri kanë njoftuar se pozitiv te Aue me koronavirus ka testuar ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Skerdilajd Curri.
Ndërkohë te Werder Bremeni, ku luan ylli i Kosovës, Milot Rashica, të martën kanë njoftuar se edhe pas raundit të dytë të testeve nuk ka pasur raste pozitive me koronavirus. Bundesliga po pritet të rifillojë garat javën e ardhshme.