Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Juves do të ndihmojnë Ronaldon të gjejë golin

Shterpësia e Cristiano Ronaldos në Serie A të Italisë po vazhdon edhe më tutje. Superylli portugez ka dështuar të gjejë golin me Juventusin edhe në ndeshjen e tij të tretë zyrtare.

Ronaldo ndonëse luajti tërë ndeshjen ndaj Parmës të shtunën mbrëma, nuk arriti të shënonte. Skuadra e tij triumfoi 2:1 në udhëtim, transmeton “Koha Ditore”. Ronaldo nuk kishte shënuar gol as në ndeshjet ndaj Chievos dhe Lazios, të cilat po ashtu Juve i fitoi.

Ylli portugez gjatë ndeshjes ndaj Parmës mori edhe një goditje nga mbrojtësit kundërshtarë dhe shihej me sy të mavijosur.

“Ai është lojtar i madh dhe do të shënojë, pasi ai është shumë i rëndësishëm për këtë skuadër. Ishte i pafat kësaj radhe, por ne do ta ndihmojmë atë dhe ka mjaft kohë. Ai ishte pak i mërzitur që nuk arriti të shënonte, por do të vijnë golat”, ka thënë mesfushori francez i Juventusit, Blaise Matuidi, që realizoi golin e fitores për skuadrën torineze.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk është i shqetësuar për këtë shterpësi të Ronaldos, që erdhi në Itali si golashënues rekordmen i Real Madridit. Ai u transferua nga skuadra madrilene për 117 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)