Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shifrat e jashtëzakonshme të Ronaldos

Cristiano Ronaldo e zhvilloi ndeshjen e 199-të me Portugalinë, në fitoren kundër Bosnje-Hercegovinës.

Portugalia fitoi me rezultatin 3:0 të shtunën, por vëmendja ishte e gjitha te Ronaldo.

Ronaldo në pjesën e parë shënoi gol me kokë në stadiumin “Estadio da Luz” në minutën e 23-të, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Ronaldo e mbylli ndeshjen pa shënuar.

38-vjeçari është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite.

Me Portugalinë në kampanjën kualifikuese për Evropianin 2024, ai ka realizuar katër gola në dy ndeshjet e para të muajit mars.

Ronaldo ka shënuar 122 gola në total në 199 paraqitje me fanellën portugeze.

Artikuj të ngjashëm