Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët afrikanë, më të rrezikuarit nga sulmet në zemër

Kishte shumë njerëz që kërkonin një mënyrë për të transferuar Cheick Tioten në Kinë katër muaj më parë, ndonëse ai kishte humbur vendin në përbërjen bazë të Newcastle Unitedit në Angli.

Agjenti Christopher Atkins, i njohur për lidhjet e tij me klubet kineze, thotë se Tiote iu "ofrua" atij, ndonëse nëpërmjet një ndërmjetësi pa lidhje legjitime, që shikonte paratë në "minierën e arit" të futbollit kinez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Njerëzit po ofrojnë lojtarë për Kinë, ndonëse ata nuk janë lojtarë të tyre. Zbulon se ka katër apo pesë njerëz mes teje dhe lojtarit", thotë Atkins. Atkins, pjesë e agjencisë RWMG Sports Asia, nuk i është përgjigjur e-mailit që tregonte për shkathtësitë e Tiotes.

Lojtari kërkonte të largohej nga Newcastle që nga gushti i vitit të kaluar, ndonëse paga e tij 50 mijë funte në javë që merrte te Newcastle ishte një pengesë. Ekipet që interesoheshin për të e kërkonin pa dëmshpërblim për shkak të pagës së madhe që kishte ai, por Newcastle kërkonte dëmshpërblim për të liruar reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.