Drejtori i përgjithshëm i Lojërave Olimpike dhe Lojërave Paralimpike të Tokios, Toshiro Muto ka folur të premten lidhur me ngjarjen që është shtyrë për vitin e ardhshëm.
Sipas BBC, Muto ka thënë se organizatorët nuk kanë ide se si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar planifikon të shpenzojë paratë dhe se ata ende po punojnë për të caktuar koston e përgjithshme të shtyrjes.
Më herët Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë shtyrë për vitin 2021 për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kjo ka pamundësuar që të mbahen ngjarje të shumta kualifikuese, ndërsa kriza në sportin botëror po vazhdon ende.
“Pozita jonë si këshill organizativ është që të bëjmë çdo gjë që mundemi për t’u përgatitur që të kemi Lojërat në vitin 2021. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi maksimalisht për këtë”, ka thënë Toshiro Muto.
“Lojërat Olimpike dhe Lojërat Paralimpike që i kemi pas një viti, mund të mos jenë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike që i kemi njohur”, ka shtuar ai.
-
KON-i këmbëngul se Lojërat Olimpike do të mbahen vitin tjetër
-
“Tokio 2020”: Lojërat Olimpike në vitin 2021 do të thjeshtohen
-
Abe: Lojërat Olimpike nuk do të mbahen nëse nuk kontrollohet pandemia
-
Shtyrja e Lojërave Olimpike në Tokio mund të ketë kosto deri gjashtë miliardë dollarë
-
Lojërat Olimpike në Tokio do të anulohen nëse pandemia nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm