Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Tokio 2020”: Lojërat Olimpike në vitin 2021 do të thjeshtohen

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të jenë më të thjeshtësuara në vitin 2021, ka thënë kreu i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike, Toshiro Muto.

Lojërat, e parapara të fillojnë në korrik, janë shtyrë për një vit në mars, nga frika e pandemisë COVID-19.

Shefi-ekzekutiv i “Tokio 2020”, Muto”, ka shtuar se Lojërat Olimpike nuk do të bëhen me me shkëlqim të madh. Organizatorët thonë se janë duke punuar në më tepër se 200 ide për të thjeshtësuar Lojërat Olimpike dhe reduktuar koston.

Po ashtu ai ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të reduktohet numri i tifozëve, ndonëse orari i garave mbetet i pandryshuar.

Ndërkohë, Yoshiro Mori, president i “Tokio 2020”, ka refuzuar të diskutojë opsionin e anulimit të Lojërave.

“Nuk është e drejtë të spekulohet bazuar në skenar hipotetik”, ka thënë Mori.

Në prill, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se do të jetë e vështirë të organizohen Lojërat Olimpike nëse shteti nuk arrin a vë në kontroll virusin.