Mbrojtësi i krahut të majtë, Renan Lodi, është përforcimi më i ri i Nottingham Forestit.
Braziliani 24-vjeçar është prezantuar të hënën tek ekipi anglez, i cili këtë edicion është rikthyer në Premier League.
Lodi është huazuar te Nottinghami për një vit nga Atletico Madridi, dhe ekipi anglez ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit.
Lodi është pjesë e Atleticos prej vitit 2019 dhe ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2025.
Ai bëhet përforcimi i 19-të i Nottinghamit këtë verë.