Juventusi është duke e synuar transferimin e Renan Lodit nga Atletico Madridi, ka shkruar të shtunën mediumi italian “calciomercato”.
Skuadra e elitës së futbollit të Italisë ka nevojë për një mbrojtës të krahut të majtë në vend të Alex Sandros, i cili mund të shitet në afatin kalimtar të verës, për shkak se kontrata e tij skadon në vitin e ardhshëm.
23-vjeçari Lodi nuk e ka besimin e plotë të trajnerit Diego Simeone, por te “bianconerët” shihet si përforcim i duhur.
Braziliani Lodi në sezonin aktual ka një gol të shënuar e katër asistime, në 28 ndeshje gjithsej në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm