Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

LM, tjetër humbje për Kosovën në tenis

Tenis

Tenistët e Kosovës kanë pësuar tjetër humbje në Lojërat Mesdhetare në Taranto. 

Të mërkurën, dyshja mikse, Learta Muharremi dhe Florent Limani, janë mposhtur nga Malta. 

Dyshja nga Malta fitoi me rezultatin 2:0 në sete, 7:5 dhe 6:1. 

Të martën garoi Jasin Jakupi, që humbi thellë nga maltezi Liam Delicata, me rezultatin 6:0 në të dy setet.
 

Lexo përditësimet tjera
Dita e shtatë e Lojërave Mesdhetare

Dita e shtatë e Lojërave Mesdhetare, Donjeta kërkon finalen