Mesfushori spanjoll Marcos Llorente ishte hera i Atletico Madridit të mërkurën mbrëma.
Ai realizoi dy gola në shtesa, ndërsa Atletico fitoi pas shtesave 3:2 ndaj Liverpoolit në Anfield. Atletico kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4:2.
Llorente është bërë vetëm lojtari i dytë i Atleticos që ka shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve pasi është aktivizuar nga banka rezervë. I pari ishte Sergio Aguero që kishte shënuar kundër Chelseat në nëntor të vitit 2009.
Llorente u aktivizua në lojë të mërkurën në vend të Diego Costas në minutën e 56-të.
“Po vuanim shumë dhe më pas shënova, e shënova sërish. Skuadra bëri punë të jashtëzakonshme, gjithë së bashku bëmë punë të jashtëzakonshme. Nuk po mund të përshkruaj se si po ndjehem tash”, ka thënë Llorente. “Nuk kemi limite se sa larg mund të shkojmë dhe sa mund të përballojmë. Ne u mbrojtëm me jetët tona dhe kur të gjithë shtyjmë në të njëjtin drejtim, atëherë arrihet suksesi”.