Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llorente kthehet në La Liga

Sulmuesi i Tottenhamit, Fernando Llorente ka pranuar se në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me ekipin anglez, do të kthehet në La Liga, raporton “Goal.com”, transmeton Koha.net.

Ai nuk ka treguar se cilit ekip do t’i bashkohet në Spanjë, por ka lënë të hapur mundësinë e kthimit te Athletic Bilbao, klub ku bëri emër.

Llorente 33-vjeçar, ka luajtur tetë vite te Bilbao (2005-2013) përpara se të vazhdoj karrierën te Juventusi, Sevilla, Swansea dhe Tottenhami, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar.

Artikuj të ngjashëm