Ish-sulmuesi i Spanjës, Fernando Llorente, e ka forcuar Eibarin, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Spanjës.
Eibari të mërkurën ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Llorenten, i cili ka firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni.
36-vjeçari tek Eibari është transferuar si futbollist i lirë. Së fundi, Llorente ishte pjesë e skuadrës së Udineses në Serie A, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Napoli, Tottenhami, Swansea, Sevilla, Juventusi e Athletic Bilbao.
Skuadra e Eibarit, aktualisht zë vendin e dytë në Segunda Division me 24 pikë të mbledhura pas 12 xhirove të zhvilluara.