Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llorente drejt Udineses

Sulmuesi Fernando Llorente pritet t’i bashkohet skuadrës së Udineses gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar të hënën mediumet italiane.

Madje, raportohet se palët kanë arritur marrëveshjen dhe se Llorente gjatë kësaj jave do të prezantohet te Udinese. Ai te Udinese do të transferohet nga Napoli, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llorente 35-vjeçar këtë sezon ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat te Napoli kurse te Udinese po shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.

Llorente është pjesë e Napolit prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë kurse karrierë ka bërë edhe te Tottenhami, Swansea, Sevilla, Juventusi e Athletic Bilbao.