Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llorente do të kthehet te Juventusi

Foto: Reuters

Sulmuesi Fernando Llorente pritet të kthehet te Juventusi, ekip për të cilin luajti tri sezone (2013-2016), gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Llorente parimisht është pajtuar t'i bashkohet Juventusit muajin tjetër pasi do të largohet nga Napoli.

Sulmuesi spanjoll këtë edicion ka vetëm një paraqitje në Serie A dhe ka kërkuar të lihet i lirë nga Napoli pasi kontrata i skadon në fund të këtij edicioni.

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi dhe e sheh Llorenten si opsion të mirë pasi mund ta transferojë si lojtar të lirë.

Llorente me Juventusin ka fituar tre tituj kampioni të Italisë kurse karrierë ka bërë edhe te Tottenhami, Sëansea, Sevilla e Athletic Bilbao.