Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon t’i kthejë Llorenten e Zazan

Juventusi është duke e shikuar mundësinë që t’i kthejë në ekip sulmuesit Fernando Llorente dhe Simone Zaza, si ndihmesë për Alvaro Moratan.

Andrea Pirlo kërkon ndihmë për Moratan, që është i vetmi qendërsulmues te “bianconerët”, shkruan “Tuttosport”.

Spanjolli Llorente është me kontratë te Napoli deri në fund të sezonit, ndërsa fiton 1.5 milionë euro në vit. Ai kishte shënuar 27 gola në 92 ndeshje me Juventusin ndërmjet edicioneve 2013-2015.

Zaza është sulmuesi tjetër që kërkohet nga “bardhezinjtë”. Sulmuesi i Torinos pati shënuar 8 gola në 24 paraqitje me, në edicionin 2015/16, para se të transferohej te West Hami.

Tjetër sulmues që mendohet të transferohet nga zyrtarët e Juventusit është edhe Leonardo Pavoletti.