Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi transferon mbrojtësin malazez Miliq

Aleksandar Miliq

Llapi është përforcuar me mbrojtësin malazez Aleksandar Miliq, ka njoftuar klubi i Superligës së Kosovës në futboll.

Miliq 24-vjeçar së fundi ishte pjesë e klubit të elitës së Malit të Zi, Petrovac.

Ai kishte qenë pjesë e grupmoshave zinxhirë të Malit të Zi.

Miliq ka luajtur gjatë karrierës edhe për ekipet si Kom Podgorica, Zeta Golubovac, OFK Grbalj dhe OFK Titograd.

Artikuj të ngjashëm