Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi shkrin distancën me fitoren ndaj Prishtinës

Llapi i është afruar Prishtinës në vetëm dy pikë pasi ka mposhtur 1 me 0 ekipin nga kryeqyteti në derbin e kësaj jave në Superligë.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Ahmed Januzi në minutën e 47 të takimit.

Llapi me këtë fitore tubon 41 pikë në pozitën e tretë, dy më pak se Prishtina në pozitën e dytë.