KF Llapi vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit.
Së fundi llapjanët kanë arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nga Shqipëria Elvis Prençi, transmeton KTV.
Prençi ka luajtur më parë për Kukësin, Partizanin e Tiranës, Teutë, Korabin dhe së fundmi për Lushnjën.
Llapi e ka transferuar edhe Flamur Bajramin i cili më parë ka luajtur për 2 Korrikun, Tiranën e Vëllaznimin.