Sulmuesi Nderim Hasani është prezantuar të enjten te skuadra e Llapit si përforcimi i radhës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra nga Podujeva ka bërë të ditur se Hasani ka firmosur kontratë për dy vjet e gjysmë me Llapin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, 21-vjeçari rikthehet te Llapi, ekip në të cilin u zhvillua si futbollist.
Ai në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni ka luajtur për Feronikelin në Ligën e Parë, ndërsa për gjashtë muaj të sezonit të kaluar ishte edhe pjesë e Lirisë së Prizrenit.