Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi përforcohet me një portier

Llapi e ka prezantuar portierin Amrush Bujupi të dielën. Bujupi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin llapjan.

Te Llapi, portieri 189 centimetra është transferuar nga Drenasi.

"Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me portierin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi. Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shiritin e kapitenit të skuadrës. Portieri i gjatë 1.89 m është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare dhe do jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2024", shkruan në njoftimin e Llapit.