Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi përforcohet me dy futbollistë

KF Llapi sot ka konfirmuar se është përforcuar me dy futbollistë.

Mesfushorët Erijon Thaqi dhe Emir Umit janë futbollistët që janë zyrtarizuar sot te Llapi, transmeton Koha.net.

Llapi bën të ditur se Thaqi, 23 vjeçar, së fundmi ishte pjesë e KF Onix, ndërsa sot ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin.

Pozita e tij është mesfushor i majtë, teksa nga sot edhe zyrtarisht për 3 vite do t’i mbrojë ngjyrat e klubit bardhekaltër të KF Llapit.

Kurse 19 vjeçari Umit ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

“Emir Umit, 19 vjeç, i lindur më 28.04.2000, vjen nga Belgjika, përkatësisht klubi i tij i fundit është SC Châtelet, kurse ka luajtur edhe për Namur. Është futbollist i Kosovës U19. Për këtë transferim, e falënderojmë menaxherin Rahman Kice që njëherësh është edhe menaxher i futbollistit të Kosovës, Vedat Muriqi”, thuhet në konfirmimin e Llapit.