Me golat e Mirlind Dakut dhe Ilir Blakqorit në minutat e fundit të takimit, Llapi mposhti Trepçën '89 për të siguruar një vend në çerekfinalen e kupës së Kosovës.
E pafat ishte fusha e stadiumit "Riza Lushta" në Mitrovicë për Llapin vitin e kaluar. Llapi u mposht në finale të Kupës së Kosovës nga Besa në këtë stadium dhe humbi të drejtën e pjesëmarrjes në kualifikimet e Ligës së Evropës. Por lojën e sotme nuk e lëshoi nga duart kur ishte mysafir i Trepçës '89 në "Riza Lushta".
Ndeshja Trepça '89 - Llapi i takonte rrethit të katërt të Kupës së Kosovës në futboll. Fituesi i ndeshjes ka kaluar në çerekfinale, pasi as në këtë fazë nuk ka ndeshje të kthimit.