Llapi është lideri i ri i Superligës së Kosovës në futboll, pasi fitoi si mysafir i Drenicës, e në anën tjetër Prishtina dështoi të marrë pikët e plota ndaj Dritës.
Golin e parë për llapjanët e shënoi Egzon Sinani kur po zhvillohej minuta e nëntë e ndeshjes, pas asistimit nga Mentor Zhdrella, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e 32 Llapi shënoi edhe njëherë përmes Mirlind Dakut. Në pjesën e dytë vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë përmes Genc Hamitit, i cili shënoi në minutën e 78.
Kurse në derbin e javës së 12-të, ndërmjet Dritës e Prishtinës nuk kishte fitues, pasi ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat 0-0.
Pas javës së 12-të Llapi është në krye të tabelës me 23 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 22. Drita mban vendin e pestë me 18 pikë, përderisa Drenica me 14 pikë mban vendin e tetë.