Skuadra e Llapit ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, pas kartonit të kuq të marrë nga mesfushori Besar Musolli, në duelin e xhiros së nëntë të Superligës ndaj Lirisë.
Rezultati ndërmjet Llapit dhe Lirisë pas 27 minutave lojë, në ndeshjen që po luhet në “Zahir Pajaziti” në Podujevë është 0:0.
Prins Tjiueza në minutën e tetë shënoi për Lirinë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.