Klubi i futbollit Llapi është gjobitur me 1000 euro nga Komisioni Disiplinor i Superligës, të premten.
Llapi është gjobitur për lëshim në organizim të ndeshjes ndaj Ballkanit.
Janë hedhur fishekzjarrë në fushën e lojës e po ashtu tifozët vendas kanë ofenduar në kor tifozët mysafirë. Por kjo nuk ishte e vetmja, sipas vendimit.
“Pas përfundimit të ndeshjes, para hyrjes për në lokalet zyrtare qëndrojnë persona të shumtë të pa autorizuar, të cilët ofendojnë referët e ndeshjes derisa ata hynin në zhveshtore”, thuhet në vendimin e Disiplinorit.
Përfaqësuesi zyrtar i Llapit, Muhamet Rexhepi është dënuar me mos ushtrim të funksionit në katër ndeshje për karton të kuq.
Ai kishte ofenduar arbitrin edhe në baza familjare. Për karton të kuq në ndeshjen e njëjtë, Lumbardh Dellova, mbrojtësi i Ballkanit, është dënuar me dy ndeshje moslojë.