Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi e Prishtina fitojnë miqësoret në Kosovë

Llapi ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore që e zhvilloi ndaj Ulpianës. Llapjanët fituan takimin e luajtur të enjten me rezultatin 4:2. Golat për ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina i shënuan Muhamet Hyseni (37’), Trimror Selimi, Mërgim Cërnavërni dhe Arbër Bytyqi.

Ndërkohë, Prishtina mposhti Prishtinën e Re me rezultatin 2:1. Golin e parë për Prishtinën e shënoi Hasan Hyseni në minutën e tetë, kurse të dytin Mërgim Pefqeli në minutën e 28-të. Si Llapi ashtu edhe Prishtina të shtunën do të udhëtojnë drejt Antalias për pjesën tjetër të përgatitjeve për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo