Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi e pret Ballkanin, shtyhet për 27 mars derbi Prishtina - Flamurtari

Faza e tretë e IPKO Superligës së Kosovës në futboll nis të shtunën, por derbi i xhiros së 23-të, do të luhet të dielën në Drenas.

Dy ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli e Trepça, përballen në duelin me synime të kundërta, ‘Nikli’ që synon titullin dhe ‘89-shi’ që ka për qëllim t’i shpëtojë rënies.

Të dyja skuadrat janë përballur dy herë gjatë këtij edicioni.

Ndeshja e xhiros së parë e zhvilluar në Drenas, kishte përfunduar me rezultatin e barabartë, 1:1, kurse në xhiron e 12-të përballjen e zhvilluar në Mitrovicë, e kishte fituar Feronikeli me rezultat minimal, 1:0, raporton “Sporti në KTV”.

Në fakt, ajo ishte edhe fitore e kthesës, meqë ‘Nikli’ nuk ka humbur më asnjë ndeshje. Humbjen e fundit e kishte pësuar një xhiro më herët, në udhëtim nga Gjilani.

Në pranverë, skuadra nga Drenasi ka katër fitore e një barazim, kurse 89-shi ka vetëm dy fitore, duke pësuar tri humbje.

Edhe Feronikeli përballë Drenicës, Llapi ndaj Trepçës ‘89 Sport Feronikeli përballë Drenicës, Llapi ndaj Trepçës ‘89

Të dielën, do të luhet edhe ndeshja kundër Gjilanit dhe KEK-ut, derisa të shtunën në Podujevë, Llapi synon fitore të re kundër Ballkanit për të vazhduar garën për titull të kampionit.

Të shtunën në Gjilan, kampionia Drita pret Lirinë e rrezikuar për rënien, ndërsa ndeshja Drenica – Ferizaj është sfida direkte për mbijetesë.

Ndërkohë, për ta ruajtur fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për dy ndeshjet e kombëtares së Kosovës, ndeshja derbi e dy skuadrave nga kryeqyteti, Prishtina – Flamurtari është shtyrë më 27 mars.