Llapi e ka dominuar pjesën e parë kundër Shkupit, në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.
Klubi nga Podujeva megjithatë nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke bërë që të dy skuadra të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë 0:0.
Vetëm në minutën e 44-të, mysafirët e Shkupit kishin një rast ideal për të shënuar. Ndërkohë te Llapi të rrezikshëm ishin Ramadani, Maliqi e qendërsulmuesi Firmino.
Ndeshja e parë ka përfunduar 2:0 në të mirë të Shkupit.
Ndeshja po luhet me praninë e një numri të caktuar të tifozëve dhe kjo është hera e parë pas një viti e gjysmë, shkaku i pandemisë COVID-19.