Llapi është ndalur me barazim nga Ferizaj në ndeshjen e xhiros së nëntë të luajtur të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapi – Ferizaj përfundoi me rezultatin 1:1.
Muhamet Hyseni shënoi për epërsinë e llapjanëve në minutën e 61-të, por ferizajasit nuk u dorëzuan dhe fituan një pikë me golin që e shënoi Betim Haxhimusa, shtatë minuta më vonë.
Për Llapin ishte barazimi i katërt i edicionit, dhe i pari pas dy fitoreve të njëpasnjëshme. Llapi i ka edhe tri humbje.
Ndërkohë Ferizaj, që kishte dy fitore në fillim të sezonit e më pas pesë humbje rresht, e regjistroi barazimin e parë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në futboll. Në xhiron e kaluar fitoi ndaj Drenicës.
Tabela në pjesën e poshtme është bërë thuajse krejtësisht e barabartë.
Nga pozita e gjashtë deri në të nëntën, përkatësisht të parafundit, katër skuadra kanë pikë të njëjta, nga dhjetë gjithsej.
Llapi është i gjashti, Malisheva e shtata, Gjilani i teti dhe Ferizaj i nënti.
Në pozitën e fundit është Prishtina e Re me shtatë pikë.
Ferizaj barazon rezultatin
Ferizaj ka barazuar shifrat ndaj Llapit. Për 1:1 realizoi Betim Haxhimusa në minutën e 68-të.
Hyseni e kalon në epërsi Llapin
Llapi po avancon 1:0 ndaj Ferizajt. Golin e epërsisë për skuadrën llapjane e realizoi Muhamet Hyseni në minutën e 61-të.
Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Llapi – Ferizaj.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe i takon javës së nëntë të elitës së futbollit kosovar.