Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli zyrtarizon Gerrardin trajner të U-18

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard është zyrtarizuar trajner i të rinjve të Liverpoolit, saktësisht të U-18, të cilët do t’i menaxhojë nga sezoni 2017-18.

“Liverpooli mund të konfirmojë se Steven Gerrard do të bëhet menaxher i U-18 në prag të sezonin 2017-18”, thuhet në konfirmimin e klubit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gerrard do ta zëvendësojë në këtë post, Neil Critchley, i cili do të marrë menaxhimin e U-23.

“Vërtet jam kënaqur me kohën time në Akademi deri më tani dhe ndjej se kam mësuar shumë nga stafi i trajnerëve këtu. Pas bisedës me Alex Inglethorpe u pajtuam që është koha që unë të marr menaxhimin e një ekipi”, është shprehur Gerrard.