Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, raportohet se nga sezoni i ardhshëm do të nisë karrierën si trajner.
Ish-futbollisti anglez, sipas burimeve të SkySports, do të udhëheqë ekipin U18 të Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Gerrard kishte refuzuar ekipin e League One në Angli MK Dons.