Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp përkrah Gerrardin për menaxher të Rangers

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se Steven Gerrard do ta ketë përkrahjen e plotë të klubit nëse ai vendos të bëhet menaxheri Rangers.

Klubi skocez ka shprehur interesim për emërimin e 37-vjeçarit, i cili është trajner i grupmoshave të reja te Liverpooli.

Gerrardi ka refuzuar pozitat tjera në klub për të vazhduar me zhvillimin e lojtarëve të rinj, por Kloppi e di se ish-lojtari herët apo vonë do të kalojë në postin e menaxherit.

“Nuk jam i brengosur. Sepse nëse ndodh diçka klubi e ka bërë të qartë se Steven është legjendë e Liverpoolit”, ka thënë Klopp në konferencën për media.

“Për çfarëdo që vendos, ne do ta përkrahim, është shumë e lehtë. Nuk e di situatën sepse nuk jam i informuar, por mund ta mendoj se klubet janë të interesuara për Stevien; ka përvojë si lojtar dhe po të isha pronar i një klubi do të mendoja për të”, shtuar trajneri gjerman.

“Një ditë do të ndodhë, ose këtu ose diku tjerë”, ka thënë Klopp për Gerrardin si menaxher.

Artikuj të ngjashëm